Magjia e “adrenalinës” dhe “relaksit” e ka emrin Antalya – vendi historik me detin si kristali

Jemi pikërisht në 10 ditëshin e muajit maj, kur veç ka filluar sezona e pushimeve verore, dhe kjo është koha më e mirë për një relaks dhe për t’u shkëputur nga rutina e punës dhe zhurma me të cilën po përballemi çdo ditë. E pikërisht në këtë kohë, si vend që do ta ndjeni me të vërtetë magjinë e pushimeve, do të jete Antalya. Ky vend i vendosur në bregdetin mesdhetar të Turqisë është një destinacion i cili ofron një varg të paparë atraksionesh, si plazhe magjike, vende me histori dhe vlera të jashtëzakonshme, natyrë të pakufishme, ujë dhe rërë të pastërt, që pothuajse çdo vizitor do ta gjejë rehatinë e tij të kërkuar.

«Dream Travel« në këtë artikull do të iu rekomandon që ta eksploroni me të gjitha ngjyrat e saj epike këtë vend bregedetar turk, duke përfshirë plazhet e mahnitshme, vizitat e pikave turistike, argëtimin e jetës së natës dhe shijet e shkëlqyera të kuzhinës turke.

Prandaj sygjerimi ynë është që kur ta vizitoni Antalyan, ky vend është një destinacion i përsosur për t’i kaluar pushimet edhe me familjen tuaj, ngase atje do përjetoni mjaft aktivitete nga më të ndryshmet.

E kur të mbërrini atje, ne iu rekomandojmë që aventurën tuaj ta filloni duke eksploruar qytetin e vjetër të Antalyas, i njohur si Kaleici.

Aty ku “frymon” historia e Antalyas

Rrugët e saj që janë me kalldrëm, arkitektura e epokës osmane si dhe pazaret e ngrohta në këtë lagje përsonifikojnë një tablo unike në historinë e pasur të Turqisë.

Prandaj iu mbetet juve që të shijoni një ecje të ngadaltë sikurse të vizitoni monumente të tilla si xhamia e “Kesik Minare”, ku atje do të kuptoni pasurinë kulturore të qyteti turk.

E pas Kalecit, nëse dëshironi të kaloni një përvojë të paharrueshme edhe me familjen tuaj, shkoni edhe të Akuariumi i Antalyas, i cili konsiderohet një prej akuariumeve më të mëdhenj në Evropë.

“Mbi 40 akuariume me tematikë të ndryshme,  shfaqin një botë të magjepsur të krijesave detare nga të gjitha anët e globit”.

Prandaj kjo është një mundësi e shkëlqyer edhe për juve për të mësuar më shumë rreth jetës detare dhe për t’u argëtuar së bashku me fëmijët.

E pas tyre, ajo që do iu magjepsë janë edhe plazhet e mrekullueshme të Antalyas.

Plazhet me ujin kristal e rërën e butë

E të tillat janë “Konyaalti” dhe “Lara Beach” që do t’ju mahnitin me bukurinë e tyre plot ngjyra, të cilat dallohen për ujin e pastërt si kristali dhe rërën e butë.

E derisa ju i vizitoni këto perla mesdhetare turke, merrni atje rreze dielli, pastaj kënaquni me sporte ujore dhe relaksohuni në këtë ambient bregdetar.

Po ashtu mos harroni që plazhet atje ofrojnë gjithashtu shumë aktivitete për fëmijët, duke e bërë kohën tuaj mjaft të këndshme dhe speciale.

Atje ju gjithashtu mund të bëni një turne me varkë përgjatë vijës bregdetare për të eksploruar limane dhe plazhe të fshehura që mund të arrihen vetëm nga deti.

E pas këtyre plazheve, për një rekreacion të paharrueshëm, iu sugjerojmë të vizitoni edhe Parkun e Rekreacionit BeachPark.

BeachPark- vendi i rekreacionit

Ky park mjaft i madh ofron kampe të ndryshme, pista go-kart, sporte ujore dhe shumë lojra të tjera për të gjithë anëtarët e familjes.

E përveç tyre, Antalya ofron edhe një gamë të gjerë të mundësive për aventura në natyrë por edhe eksplorime tjera kulturore.

E për ta shijuar deri në maksimum, këtë mrekulli bregdetare, iu këshillojmë që të bëni edhe ecje në malet e bukura të Antalyas.

Prandaj për të përjetuar imazhe piktoreske të vijës bregdetare dhe natyrës së bukur, ecja në malet e afërta atje do të jetë një zgjedhje e shkëlqyer për juve, duke shijuar ajrin e mbrëmjes në natyrën e mrekullueshme turke.

E derisa do të iu kaploi vapa e verës atje, si destinacion i veçantë për të ndjekur një arratisje freskuese janë “Ujëvarat Duden”.

Ecja në male dhe freskia nga ujëvarat

Këto ujëvara të bukura ndodhen pak jashtë qytetit.

E ju atje do të mund të shijoni pamjen e ujit që rrjedh në shkëmbinj duke krijuar kaskada të bukura, e që sigurisht do t’ju japin një ndjesi relaksi dhe qetësie.

E për ata që janë të interesuar për historinë dhe kulturën e vendit bregdetar turk, mund ta bëni këtë duke vizituar rrënojat e lashta të Perges.

Aty ka qenë një qytet romak i vjetër me një pasuri të rrallë arkitektonike, duke përfshirë një amfiteatër impresionues, një stadium dhe rrugën me kolona.

Andaj kjo përvojë e juaja do t’ju japë një përshkrim të shkurtër, por të përsosur të jetesës për kohët e lashta.

Darkat me shije dhe adrenalina në maksimum

E për ta përfunduar një mbrëmje të paharrueshme në rivierën bregdetare turke si me familje, ashtu edhe me shoqërinë tuaj,  mund të ndaloni atje për të shijuar një darkë të shishme në një nga bare-restorantet e shumta në qytet.

Mos harroni se këto ambiente ofrojnë muzikë të gjallë dhe ambiente të freskëta ku edhe mund të vallëzoni si dhe do të keni rastin të shijoni pijet tuaja të preferuara.

Atje do të gjeni muzikën e të gjitha zhanreve dhe atmosfera festive do të iu mbajë gjatë me adrenalinën tuaj në maksimum.

E krejt në fund, në momentin që vendosni të ia mësyni bregdetit turk, për arazhmanet dhe biletat tuaja dhe hotelet që iu preferoni atje, do të përkujdeset më së miri për ju kush tjetër pos «Dream Travel«.

SPIN TO WIN!

  • Provoje fatin 
  • 1 spin brenda 1 ore
  • Gjasat jane te mira per te fituar
Try Your Lucky
Never
Remind later
No thanks