“Vendi i vikingëve”, artit, ujit dhe natyrës së mrekullueshme – Oslo po iu pret!

A keni qenë ndonjëherë në Oslo, në vendin ku mishërohen fuqishëm dy botë të ndryshme e me pole të kundërta. “Cilësia e jetës dhe kostoja e shtrenjtë e saj”. Oslo pra nuk është vetëm kryeqendra e Norvegjisë, vendi prej nga e kanë origjinën vikingët, por në këtë qytet nordik do të gjeni qetësinë dhe rehatinë tuaj të paharrueshme duke soditur një botë plot ngjyra, e cila glorifikohet natyrshëm edhe me stinët kalendarike të vitit. Pra s’ka rëndësi, nëse është pranvera, vera, vjeshta apo dimri, Oslo e ka magjinë e saj në çdo stinë dhe iu bënë për veti me harmoninë e saj të botës nordike.
Jeta në Oslo

Ky qytet në vitin 2008 është vlerësua si një nga qytetet me cilësinë e jetës më të mirë në Evropë, por e kundërta e saj është se është qyteti i dytë në botë, për jetën më të shtrenjtë, pas Tokios.
Oslo për ju që do të shkoni atje për herën e parë është i mbushur me muze të shumtë, që do të ju bëjnë vizitën tuaj edhe më domethënëse por edhe shumë interesante.
E nëse jeni fans i astrologjisë dhe fenomeneve natyrore, në Oslo padyshim që do të gjeni muzeun ‘Fram’, që përmban brenda vetes edhe disa muze të tjerë, që përfshijnë monumente dhe dokumente të kulturës dhe historisë së Norvegjisë, që nga koha e Vikingëve e deri në ditët e sotme.
Opera, skulpturat, skijimi, varkat

Derisa një tjetër ndërtesë e cila nuk bën pa u vizituar në Oslo, është Shtëpia e Operas.
Kjo është një ndërtesë me arkitekturë bashkëkohore evropiane, në të cilën mbahen disa nga aktivitetet kulturore më të rëndësishme në vend. E ju derisa jeni atje, ngjituni në çatinë e saj për të shijuar pamjet panoramike të qytetit dhe të bregdetit.

Por kur doni të çlodhuni dhe për të shijuar bukuritë e shumta natyrore, në Oslo do të gjeni parkun e famshëm publik ‘Frogner Park apo Parku Frogner’, i cili është vendi më i madh në qytet dhe është parku më i madh në botë i skulpturave të bëra nga një artist i vetëm.

E nëse do të shijoni relaksin atje, iu mbetet të shëtisni nëpër këtë park të bukur dhe të shijoni artin në natyrë.
Përveç tjerave, qytet i Oslos është i mbuluar me pyje, kodra dhe liqene me mundësi për shëtitje, çiklizëm, ski dhe shëtitje me varkë.
Atje ju do të gjeni edhe muzeun e skijimit ‘Holmen-kollen’, një nga atraksionet më të mira dhe magjepse që ka Oslo.

Por poqëse doni ta përjetoni një adrenalinë të paparë, iu këshillojmë që të bëni një udhëtim me varkë në Fjordet e Oslos.
Atje ju keni rastin të shijoni pamjet mahnitëse të fjordeve të Oslos gjatë një udhëtimi me varkë.
Kjo është mënyra e shkëlqyeshme që ju mund të shikoni peizazhet natyrore të Norvegjisë nga një perspektivë krejt e veçantë dhe unike.
“Historia e Vikingëve”

E pasi që dihet se norvegjezët janë pasardhësit e vikingëve, ju për historinë e tyre specifike, mund të eksploroni Muzeun e Anijës së Vikingëve.
Ju atje do të mësoni më shumë për historinë dhe kulturën e vikingëve në këtë muze, tek i cili mund të shihni disa nga anijet më të ruajtura të periudhës vikinge.
Prandaj si i tillë ky muze është një dritare në të kaluarën e pasur të Norvegjisë.
Një atraksion tjetër në Oslo është edhe ushqimi i shpejt i cili është shumë i famshëm ku atje mund të provoni ushqim nga e gjithë bota.
“Torggata Bad”, mos e harroni këtë emër, është rruga e ushqimeve që ndodhet në mes të qytetit, një rrugë që do të ju bëjë të paharruar udhëtimin tuaj në kryeqytetin norvegjez.
Botanika, ushqimi, kafenetë

E nëse keni kohë të majftueshme, në Oslo do të gjeni edhe parkun më të vjetër botanik në Norvegji i cili numëron mbi 7.500 lloje të bimëve.
Atje ju do të përjetoni një vizitë të paharruar, që do të ju bëjë të ndiheni sikur ndodheni në një ëndërr përrallore.
E krejt në fund për ju që e keni pasion shopingun, kureshtjen për të provuar mënytë e ushqimit dhe kafeneve, mund të shëtisni në “Aker Brygge”– një zonë kjo e rivitalizuar e cila ofron një përzierje të mrekullueshme të dyqaneve, restoranteve dhe kafeneve.

Padyshim që atje është vendi ideal për të kaluar një pasdite të këndshme duke shijuar kuzhinën lokale dhe atmosferën e gjallë dhe mjaft të zhurmshme të qytetit.
E si gjithnjë, tani është koha që iu ta merrni vendimin dhe të fluturoni drejt Oslos, dhe për rehatinë dhe vizitat tuaja të paharrueshme gjithnjë do të kujdeset kush më mirë se «Dream Travel«.
