Amsterdami i “dritave të kuqe”, kanaleve famoze dhe tulipanëve – “mëkati i ëmbël” i pranverës

Nësi iu ka kap meraku i madh të përjetoni diçka që nuk do ta harroni asnjëherë, vizitoni Amsterdamin. Kryeqyteti i Holandës, është i njohur për historinë e tij të pasur, arkitekturën e mahnitshme, kanalet e bukura dhe kulturën e gjallë. Prandaj vizita në këtë qytet magjik, për ju premton një përvojë të këndshme me një shumëllojshmëri gjërash për të parë dhe përjetuar.
Padyshim që Amsterdami është një qytet që ndërthur në mënyrë të përsosur historinë dhe modernitetin, duke ofruar gjithmonë diçka për çdo lloj vizitori.
Prandaj nëse keni dëshirë të eksploroni muzetë e klasit botëror e duke shijuar shijet holandeze, ose duke u zhytur në jetën e natës së qytetit, një vizitë në Amsterdam sigurisht që do t’ju lërë me kujtime të paharrueshme dhe dëshirë për t’u kthyer në këtë qytet magjepsës.
Prandaj në këtë artikull «Dream Travel« do të prezantojë disa nga vendet që ju duhet të vizitoni, të shijoni ushqimet e shijshme, të përjetoni atmosferën në jetën e natës si dhe të mësoni rreth shoppingut në Amsterdam.
Si vendi i parë që ju natyrisht mund ta listoni në listën tuaj duhet të jetë vizita në shtëpinë e Anne Frank.

Shtëpia e Anne Frank
Kur të shkoni në shtëpinë muze të Anne Frank, ju do të mësoni mbi historinë tronditëse të adoleshentes hebreje e njohur si Anne Frank dhe familjes së saj gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Anne Frank në kohën e Holokaustit ishte fshehur në Amsterdam, por që fatkeqësisht në fund ishte vrarë. E përvojat dhe vuajtjet e saj të mëdha ajo si autore me famë botërore që ishte i ka përmbledhur në librin e njohur “Ditari i Anne Frank”.
Muzeu Rijks

Pas shtëpisë së Anne Frank, ju duhet ta vizitoni edhe muzeun e njohur Rijks, në të cilën aty mund të shikoni një koleksion të gjerë të pikturave të ‘Shekullit të Artë Holandez’, duke përfshirë veprat e Rembrandt dhe Vermeer.
Prandaj si i tillë Muzeu Rijks është një thesar i artit dhe historisë dhe se padyshim është një detyrim për entuziastët e artit.
Muzeu i Van Gogh

E pas Muzeut Rijks, ju patjetër që duhet të vizitoni edhe muzeun e piktorit të njohur Vincent van Gogh.
Aty ju do të eksploroni jetën dhe artin e legjendarit Vincent van Gogh përmes pikturave ikonike, skicave dhe letrave personale.
Ky muze ofron një udhëtim të kompletuar në karrierën e mrekullueshme të artistit.
Kruizat në kanale

Normalisht se kur të jeni atje duhet të shijoni edhe adrenalinën me anije në kanale të bukura të Amsterdamit përgjatë qytetit dhe një kruiz në kanale është një mënyrë ideale për të parë bukurinë e tyre.
Prandaj nuk ka shumë rëndësi, pavarësisht nëse zgjidhni një kruiz gjatë ditës ose në mbrëmje, pamjet do të jënë spektakolare. Mos e harroni këtë. Është eksperienca më unike që mund ta përjetoni.
Parku Vondelpark

Vend tjetër ku do ta përjetoni qetësinë pas ikjes nga qyteti do të jetë Parku Vondelpark.
Ky park i qytetit është i qetë dhe i gjerë që ofron një shpëtim të përkryer nga rrëmujat urbane.
Nga atje ju mund të merrni një ecje të ngadalshme, të keni një piknik, ose thjesht të relaksoheni në mjediset e gjelbra dhe të jashtëzakonshme të këtij vendi mjaft pikturesk.
E derisa jeni duke eksploruar vendet më karakteristike në kryeqytetin holandez, kur të ju merr uria, ne iu sugjerojmë që të shijoni petullat holandeze.
Këto petulla të cilat janë të holla dhe të mëdha janë një specialitet holandez.
Prandaj këshilla jonë është që ato t’i provoni me një gamë të ndryshme të shërbejve, si akullnajë, djath, ose spek, në dyqanet e petullave sikur janë “The Pancake Bakery”.
Ushqim tjetër i njohur atje është edhe ‘Bitterballen”. Një ushqim ky mjaft i dashur holandez, i cili nëse kombinohet me një birrë vendase mund të shijohet shumë në një tavernë të ngrohtë.
Specialitet tjetër në Amsterdam është edhe peshku haring i papërpunuar, i cili shërbehet me qepë dhe kungull dhe është një ushqim tradicional holandez i rrugës. Andaj juve iu mbetet që të bëhuni aventurier dhe provoni ta shijoni atë te ndonjë nga stendet e haringut në qytet.
“Mëkati i ëmbël” i Amsterdamit

Por nëse vërtet doni të përjetoni zenitin e lumturisë, mos e humbni për asnjë moment jetën e natës në Amsterdam.
E ne iu shtyjmë drejt lagjes së qytetit ku është “Zona e Dritave të Kuqe”. Kjo lagje e njohur ofron një eksperiencë unike, me dritat e ndezura që shfaqin gra dhe burra të angazhuar në profesionet e tyre të veçanta.
Ajo është gjithashtu një shtëpi për shumë bare, restorante dhe klube nate.
Quhet “Leidseplein”, dhe është një shesh i gjallë në zemër të qytetit, i njohur për baret, klubet dhe vendet me muzikë live. Dhe si i tillë është një vend i shkëlqyer për një mbrëmje argëtimi dhe kërcimi.
Por nëse muzika klasike është pasioni juaj, “Concertgebouw” është një nga sallat më të mira të koncerteve në botë dhe ofron një gamë të gjerë të paraqitjeve klasike.
Derisa “De Pijp” është tjetër lagje e njohur për baret e tij moderne, kafenetë dhe restorantet, që si i tillë është një vend i shkëlqyer për të socializuar me vendasit dhe udhëtarët e tjerë.
E kur ta shijoni jetën e natës dhe normalisht pas një adrenaline të gjatë do të çlodhëni pak, atëherë e keni rastin edhe të bëni shoping në Amsterdam.
Shopingu i “zjarrtë”

Tregu “Albert Cuyp” është më i njohuri në rrugën Amsterdam, i cili ofron një gamë të ndryshme të mallrave, nga produktet e freskëta tek veshjet, bizhuteria, por edhe më shumë.
Prandaj mos e hunbisni rastin, pasi është një vend i shkëlqyer për të eksploruar dhe gjetur suveniret me të veçanta që iu nuk i keni parë asnjëherë.
Një vend tjetër është edhe “Nëntë Rrugët”, i cili konsiderohet një koleksion i rrugëve pitoreske në zemër të Amsterdamit, e njohur për dyqanet e veshjeve të vjetra dhe gjetjet e ndryshme.
Konsiderohet si parajsa e blerjeve.
Kurse qendra tregtare “De Bijenkorf” është vendi më luksoz ku mund të keni rastin të bleni markat më të njohura të modës dhe produkteve të bukurisë.
Derisa nëse jeni i pasionuar pas luleve, “Bloemenmarkt” është tregu i luleve i vetmi në botë që ndodhet në ujë dhe si tillë ofron një gamë të gjerë të lulëve shumëngjyrëse si dhe suvenireve nga më të ndryshmit për ta ndriçuar ditën tuaj atje.

Prandaj, edhe Amsterdami nëse vizitohet në stinën e pranverës, do ta shijoni jashtëzakonisht shumë ngase atje do të përjetoni peizazhet dhe imazhet më magjepse, përfshi këtu edhe tulipanët e njohur holandez.