“Big Beni”, “Ura e Kullës” dhe pallatet mbretërore – atraksionet që iu presin në Londër

A keni qenë ndonjëherë në Londër? Nëse ende nuk e keni vizituar këtë vend magjik, ju duhet ta bëni hapin e duhur. Pasi që Londra është qyteti me mijëra vjet histori dhe kulturë. Atje ju mund të vizitoni ndërtesa historike si “Buckingham Palace” dhe “Tower Bridge” por edhe të admironi monumentet si “Big Ben” dhe “Shtëpitë e Parlamentit”.

Por ajo që do të ju fascionojë, kur të shkoni në Londër është se ky vend ka shumë muze, galeri dhe teatro ku mund të mësoni më shumë për të kaluarën dhe të tashmen e qytetit.

E përveç që Londra është kryeqyteti i Anglisë, ky qytet ka të panumërta atraksione për të zbuluar anën e tij që nuk fle kurrë:

«Dream Travel« do të iu rekomandon që në momentin kur të mbërrini në Londër, t’i vizitoni këto vende që do të iu lënë përshtypje të jashtëzakonshme.

Prej të parave në listën e vendeve që do të vizitoni, ne iu sugjerojmë kështjellën e lashtë “Tower of London”.

Kjo kështjellë e lashtë është një nga ndërtesat më të famshme atje dhe është shpallur si zonë e mbrojtur nga Trashëgimia Botërore e UNESCO-s në vitin 1988.

Aty thuhet se janë ruajtur bizhuteritë me më vlerë të kurorës dhe artefakte nga e kaluara mbretërore e Britanisë.  Derisa vizitorët atje mund të bëjnë turne me udhëzues në kala për të mësuar gjithçka rreth historisë së saj interesante.

Një vend tjetër që ne iu rekomandojmë ta vizitoni është Pallati Mbretëror “Buckingham Palace”.

Ky pallat ka qenë shtëpia e monarkëve anglezë që nga viti 1837 dhe tani është rezidenca zyrtare në Londër e Mbretit Charles. Ju si vizitorë atje mund t’i shihni dhomat shtetërore dhe të admironi koleksionin e madh të artit të familjes mbretërore, sikurse edhe mund të shikoni ceremonitë e famshme botërore të “Gardës Angleze”.

E pos pallatit mbretëror, pasi jeni në Londër me patjetër duhet ta shihni edhe rrokaqiellin i cili do të ju mahnitë “The Shard”.

Me një lartësi prej 309 metrash, ky rrokaqiell mbresëlënës është një nga ndërtesat më të larta në Evropë. 

E në momentin që mbërrini atje, merrni ashensorin në majë dhe mund të shijoni pamjen me mahnitëse të qytetit nga kuverta më e lartë e vëzhgimit publik në Evropë.

Si vend tjetër e cila ka pritur e organizuar shumë ceremoni, sidomos nga familja mbretërore, është edhe “Westmister Abbey“.

Pra në këte ndërtesë të bukur gotike janë organizuar kurorëzime, funerale dhe ceremoni të tjera të rëndësishme për familjen mbretërore britanike dhe anëtarët e Kishës për shekuj me radhë. 

Derisa sot ajo mirëpret vizitorët që dëshirojnë të eksplorojnë arkitekturën e saj komplekse dhe varret historike. E një vend me histori të famshme në Londër që duhet vizituar me patjetër është edhe “St Paul’s Cathedral”.

Kjo kishë e stilit barok u projektua nga Sir Christopher Wren në shekullin e 17-të dhe është një nga ndërtesat më të famshme të Londrës. 

Prandaj ju mund të eksploroni brendësinë e zbukuruar të katedrales, të vizitoni “Galerinë Whispering” sikurse edhe të ngjiteni në kupolën e famshme për pamje mahnitëse mbi Londër.

Po ashtu “Shtëpitë e Parlamentit” dhe “Big Ben” janë ndër monumentet më të famshme të Londrës të cilat ju duhet t’i vizitoni gjithqysh. 

Dy ndërtesat në fjalë kanë qenë një simbol i demokracisë britanike për shekuj.  Derisa “Shtëpitë e Parlamentit” janë një ndërtesë mbresëlënëse ku anëtarët e dy dhomave të Parlamentit takohen për të debatuar legjislacionin, ndërsa “Big Ben” është një kullë sahati jashtë dhomave të Parlamentit.

E nëse ende nuk e keni parë rrotën më gjigande, atëherë e keni rastin që ju ta përjetoni atë në Londër e njohur si “London Eye”, apo “Syri i Londrës”.

Ju nga ai vend magjik, do të keni rastin të shijoni pamjen 360 ​​gradë të horizontit të Londrës e cila është një nga rrotat më të larta të Ferrisit në botë.  Ky atraksion do të iu ofrojë pamjet me të jashtëzakonshme mbi qytet dhe padyshim që është një nga pamjet më të njohura të Londrës.

E përveç rrotës gjigande, Londra është e famshme edhe me urën e saj. Pikërisht “London Tower Bridge” është ura më e njohur në kryeqytetin anglez. Madje asnjë urë tjetër nuk është aq e famshme sa “Ura e Kullës së Londrës”. 

Kjo urë është ndërtuar në fund të shekullit të 19-të dhe tani është një rrugë e rëndësishme arteriale dhe një atraksion turistik. 

Ku nga të dyja anët e saj, ura është një motiv i jashtëzakonshëm fotografik popullor. E përveç rrotës dhe urës së famshme, Londra është e njohur edhe për sheshet e saj që më i njohuri është “Trafalgar Square”.

Ky shesh i cili është plot zhurmë në zemër të qytetit është vendi ideal për të parë ngutjen dhe nxitimin e Londrës. 

Me Galerinë Kombëtare, Kolonën e Nelsonit dhe një numër statujash, nuk ka dilemë se është një nga atraksionet turistike më të njohura të Londrës.

E krejt në fund, para se të largoheni nga Londra madhështore, si ‘qerrshia mbi tortë” për ju do të jetë  “Kensington Palace”.

Ky është një pallat i mrekullueshëm në të cilën ka qenë selia e mbretërve britanike prej të paktën që nga viti 1689, por tani është shtëpia e shumë anëtarëve të familjes mbretërore. 

Atje ju në këtë pallat mund të bëni turne me udhëzues brenda pallatit ose të eksploroni kopshtet e harlisura dhe magjepse të tij.

Andaj, si gjithnjë stina e pranverës është koha më ideale për ta vizituar Londrën ngase atje natyra e saj do të iu magjepsë me panoramën e saj shumëngjyrëshe dhe fantastike.

SPIN TO WIN!

  • Provoje fatin 
  • 1 spin brenda 1 ore
  • Gjasat jane te mira per te fituar
Try Your Lucky
Never
Remind later
No thanks