“Lumturohuni”, përjetoni “xhirot me varka” dhe shijoni menytë e shqiptarit Rene Redzepit në Kopenhagë

Pikërisht sot si për koinçidencë, sipas një publikimi të fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, danezët janë cilësuar si njerëzit më të lumtur në botë. Prandaj nëse ju vendosni të qëndroni vetëm disa ditë në Kopenhagë, jemi të bindur se do ta kuptoni më së miri këtë shprehje dhe do ta ndieni në shpirt lumturinë dhe qetësinë e popullit danez.
Andaj ne iu rekomandojmë që pikërisht në këtë kohë, ta merrni vendimin e duhur e ta vizitoni këtë vend nordik, i cili do të iu impresionojë me kulturën, pamjen magjepse, vendet super të bukura, ujin, dhe monumentet kulturore-historike.
Kopenhaga, nuk është vetëm kryeqyteti i Danimarkës, por konsiderohet si qendër e fuqishme nordike, jo vetëm kulturore e ekonomike por edhe e turizmit.
E në momentin që vendosni të shkoni në Kopenhagë, do të shihni se atje makinat përdoren shumë rrallë dhe se mjeti i transporitit më i përdorur atje është biçikleta.
Sikurse edhe hapësirat e gjelbra publike në kryeqytetin danez zënë një sipërfaqe gjigande në këtë qytet.
Është mjaft interesante se si njerëzit atje vazhdojnë ta shijojnë kënaqësinë e të notuarit edhe gjatë javëve të para të vjeshtës.
E nëse dilni për ta shijuar mbrëmjen nuk mungojnë atje restorantet ekskluzive ku kulinaria e servirur është e një niveli shumë të lartë dhe mjaft cilësore.
Xhirot me varka në qytet

Por nëse doni të përjetoni momente të paharrueshme ku adrenalina juaj do të jetë në maksimum, shijoni me patjetër atje xhirot me varkë në liqene të ndryshme dhe sidomos përgjatë portit të cilat organizohen me një prezantim mjaft mbresëlënës në këtë qytet.
Dhe nuk duhet humbur, pikërisht në atë zonë, disa prej ndërtesave më të reja bashkëkohore që janë ndërtuar atje, sikur janë “Opera Mbretërore” që mban firmën e arkitektit Henning Larse, derisa pak më tutje ndodhet “Teatri Kombëtar” dhe “Libraria Mbretërore” e njohur ndryshe nga vendasit edhe si “Diamanti i zi”.
E një diamant tjetër i këtij qyteti që asessi nuk duhet humbur është edhe “Qendra Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor”, e cila ndodhet në ishullin Papioren.
Kopenhaga njihet sidomos për zonat e njohura sikur janë lagjet e famshme në qendër të qytetit danez.
Prandaj duke nisur nga lagjja e të rinjve, Vestebro, në lagjen e multikuturave në Ostebro me pamje nga antikiteti dhe mrekullia e kopshteve romantike të shtëpive të shekullit 18 dhe 19 në Frederiksberg në sharmin e modernizmit të Christianshavn, padyshim se gjithkush mund të gjejë veten në këtë qytet, sikurse edhe ju nëse do të merrni rrugën tash së fundi në kryeqendrën daneze.
“NOMA” e Rene Redzepit, një perlë

E nëse mendoni për kulinarinë dhe një darkë romantike në Kopenhagë, personi i parë që do ju vije në mend është Rene Redzepi, i cili është shqiptarë me origjinë. E ku së bashku me Claus Meyer, ai ka krijuar kuzhinën e re nordike, duke e shndërruar linjën e restoranteve “Noma” në një prej destinacioneve më të frekuentuara.
E kur të jeni atje, mos gaboni të largoheni nga Kopenhaga pa e provuar një ushqim special, sikur janë hot-dogët e famshëm, që cilësohen si më të mirët në të gjithë Europën.
Arkitektura e veçantë
E përpara se Kopenhaga të bëhej e njohur për kulinarinë e saj, ajo vizitohej nga shumë persona nga vende të ndryshme të botës për të parë arkitekturën e veçantë që e karakterizon këtë qytet nordik.

E këtu mund të përmendim Arne Jacobsen, Jorn Utzon dhe Verner Panton të cilët sikur thuhet nuk i kanë kushtuar vëmendje vetëm dizajnimit të ndërtesave të larta, të Operave por edhe krijimit të mobiljeve shumë të veçanta për ambientet e brendshme të shtëpive.
Madje dizajnet e mobiljeve nga Danimarka gjithmonë janë shoqëruar me togfjalëshin “cilësi e lartë”.
E për ju që iu pëlqen të udhëtoni me tren, mund ta bëni këtë udhëtim për në Hulebæk për në veri të Kopenhagës i cili zgjat vetëm një orë e gjysmë.
Muzeu i Artit Bashkëkohor “Luiziana”
Ku pikërisht atje ndodhet Luiziana, një prej Muzeve më të njohur të Artit Bashkëkohor.

E në momentin që ju do ta vizitoni do të shihni se atje është çdo gjë mbresëlënëse duke filluar nga koleksionet pothuasje të plotë të artistëve të tillë si Pikaso, Alberto Giacometti, Robert Rauschen-berg tek Andy Warhol deh Anselm Kiefer.
Prandaj një mundësi e jashtëzakonshme si Kopenhaga nuk duhet ta lëshoni në asnjë mënyrë, e që vizita juaj të jëtë e paharrueshme, si gjithnjë do të kujdeset për ju «Dream Travel«.