Vjena në pranverë iu pret me operat e famshme, pallatet mbretërore dhe aromën e trëndafilave

Kur të udhëtoni në Vjenë, do të kaloni momente të paharrueshme. Po, po për këtë do të bindeni në momentin që ju do të arrini në vendin e operave dhe të pallateve e monomenteve të shumta kulturore e historike, ku magjia e artit, kulturës dhe muzikës vjeneze do të ju lënë në momentin e parë edhe ‘pa frymë’.
Vjena nuk është pa arsye edhe kryeqendra e Austrisë, dhe vendi ku do të përjetoni bukuritë mahnitëse të Alpeve dhe natyrën e pakufishme më ujin e kaltër të shumë lumenjve, luginave, pyjeve, që do të mbesin gjatë në kujtesën tuaj.
E për ta bërë vizitën tuaj unike, «Dream Travel« iu rekomandon që vizitën në kryeqëndrën e bukur austriake ta filloni nga Opera e Vjenës e për të vazhduar deri të pallatet perandorake të Habsburgëve.
E përveç tyre, si vendi më i bukur historik për t’u vizituar në Vjenë është Pallati Schönbrunn.

Pamje nga Pallati Schönbrunn
Ky vend është pa dyshim një nga atraksionet më të vizituara në vend dhe asnjë vizitë në Vjenë nuk duhet të përfundojë pa një udhëtim për ta parë atë vend mahitës të trashigimisë austriake.
Si një ish-rezidencë verore e dinastisë mbretërore Habsburge, ky pallat dhe parku i tij i madh janë shpallur si një vend i Trashëgimisë Botërore në vitin 1996.
E në momentin që ta vizitoni këtë pallat, do të shihni që brenda territorit të tij ndodhet kopshti zoologjik Schönbrunn, i cili u themelua që në vitin 1752, gjë që e bën atë kopshtin zoologjik më të vjetër në Evropë.
E një vend tjetër që nuk duhet humbur posa të arrini në Vjenë është edhe Katedralja e “Shën Stefanit”, të cilën vjenezët e quajnë me dashuri si “Steffl”.

Pamje nga Katedralja “Shën Stefani”
Kjo Katedrale është padyshim një nga monumentet e Vjenës dhe atraksionet më të vizituara të qytetit. Ndërtimi i saj thuhet se ka filluar në shekullin XII, por vepra kryesore, kulla jugore e saj u ndërtua vetëm 75 vite më vonë, në vitin 1359.
Prandaj ata që nuk janë klaustrofobikë, pra që nuk kanë frikë nga lartësitë mund të ngjisin shkallët e ngushta deri në dhomën e kullës, për të shijuar një pamje të mrekullueshme të kryeqytetit austriak.
E përveç tij, kur ta vizitoni Vjenën, nuk duhet harruar që të shkoni edhe në Kompleksin e Pallatin Hofburg, që për shekuj me radhë, ky kompleks mbresëlënës si ndërtesë e periudhës së Rilindjes, ishte shtëpia e dinastisë perandorake të Habsburgëve.

Pamje nga Kompleksi i Pallatit Hofburg
Derisa sot, ky kompleks përdoret për shumë qëllime dhe është rezidenca zyrtare e presidentit austriak ku gjithashtu, aty ndodhet edhe Biblioteka Kombëtare Austriake, disa muze të ndryshëm dhe kisha Hofburg.
Andaj ne iu këshillojmë që të bëni edhe një turne me guidë në ‘Shkollën Spanjolle të Kalërimit’ ku keni për të takuar yjet e saj: hamshorët e racës ‘Lipizzan’.
E nëse dëshironi që të përjetoni bukuritë mahnitëse të natyrës, atëherë iu rekomandojmë që të vizitoni parkun Volksgarten.

Pamje nga Parku Volkstgarten
Ky park, i cili është i hapur për publikun mund të aksesohet pa pagesë dhe iu sigurojmë që është i përsosur për t’u çlodhur gjatë eksplorimit të qytetit. Prandaj edhe lokacioni i tij mund të gjendet lehtësisht, pasi ndodhet pikërisht pranë kompleksit të pallateve Hofburg.
Ku pikërisht atje nuk duhet të humbisni kopshtin e trëndafilave, ku ndodhen më shumë se 3,000 shkurre të trëndafilave të mbi 200 varieteteve të llojllojshme.
Madje ky kopsht është aq romantik sa që shpesh përdoret edhe si sfond për fotografitë e shumë çifteve për dasmat e tyre të paharrueshme.
Por nëse jeni adhurues të muzikës, e sidomos asaj klasike, duhet të vizitoni më patjetër një nga shtëpitë më të rëndësishme të operës në botë, “Vienna Staatsoper”, e njohur ndryshe si Opera Shtetërore e Vjenës.

Pamje nga Opera Shtetërore e Vjenës
Ky vend u hap në vitin 1869 me operën e Mozartit “Don Giovanni”. Ndërtesa e cila i takon periudhës së Rilindjes me një kapacitet prej 1709 vendesh ofron rreth 350 shfaqje të operës dhe baletit çdo sezon.
Prandaj nëse doni të shihni një shfaqje në opera, kjo nuk do të ju kushtojë shumë, por edhe mund të gjeni bileta të lira për të parë një opera, por ato mund të shiten shpejt, kështu që zgjidhja më e mirë për ju ështe që ta rezervoni paraprakisht.
E kur do të ndiheni të lodhur dhe keni nevojë për të shijuar nje kafe, Vjena është e famshme për kafenetë e saj, me disa prej tyre që e kanë zanafillën që në shekullin XIX, kur frekuentoheshin nga personalitetet e njohur sikur ishin Frojdi dhe Trocki.
Por në vend që të shkoni te kafenetë më të njohura si luksozja ‘Sacher’, iu rekomandojmë që të kërkoni kafene më të vogla për të shmangur turmat e turistëve, si “Kleines Café” në “Franziskanerplatz”.

Pamje e kafeneve në Vjenë
Por kurdo që të shkoni atje mos harroni të provoni një copë tortë me çokollatë e njohur si “Sacher”, një ëmbëlsirë kjo me traditë të lashtë vjeneze.
Prandaj, pikërisht në këtë kohë pranverore kur gjithçka ka nisur të bëhet e gjelbërt dhe ka lulëzuar, iu rekomandojmë që ta vizitoni Vjenën dhe do të përjetoni momentet më të paharruara në jetën tuaj.
E për këto momente superekskluzive të reklasit tuaj vjenez, «Dream Travel« do të kujdeset për ju që pushimet tuaja atje të jenë sikur në ëndrra. Prandaj mos hezitoni, momenti juaj ka ardhur që të niseni mënjëherë drejt Vjenës madhështore.

Pamje nga natyra mahnitëse e Vjenës