Shkoni në Barcelonë – Atje ku mishërohet arkitektura, futbolli, plazhi dhe “Picasoo”

Nëse po mendoni për “flamencon” sa herë  keni menduar ta vizitoni Barcelonën, atëherë s’ka asnjë dilemë se jeni në rrugën e duhur. Barcelona padyshim që është një ndër qytetet europiane që duhet ta vizitoni me patjetër.

Ky qytet i Spanjës, që i përket rajonit të Katalonisë është vend me shumë karakteristika nga me të ndryshmet dhe në vete përmban një histori shumë të bujshme.

Është qyteti që pothuajse të gjithë bien në dashuri në shikim të parë.

Prandaj në momentin që vendosni të vizitoni Barcelonën, «Dream Travel«, iu rekomandon disa nga vendet e mëposhtme që nuk duhet t’i harroni assesi.

E nëse ende nuk e keni vizituar këtë vend, një gjë duhet ta keni parasysh: Barcelona është një qytet artistik me arkitekturë unike, peizazhe të gjalla kulturore, akses në mal dhe det, ushqim të shijshëm dhe njerëz të bukur.

Ky vend mesdhetar është qyteti i dytë më i madh pas kryeqytetit të Madridit. Dhe e vendosur në cepin verilindor të Spanjës, Barcelona është kryeqyteti i Katalonjës, një nga 17 rajonet autonome të Spanjës.

E për ju që nuk e dini Katalonja është e njohur për kulturën dhe gjuhën e saj unike, prandaj edhe si e tillë Barcelona është qendra më e rëndësishme e kulturës dhe identitetit katalanas.

Si lokacion, ky vend është jashtëzakonisht i lehtë për t’u arritur pasi është një nga qytetet më të njohura në Spanjë.

Tashmë siç e dini ekziston vetëm një aeroport në Barcelonë (BCN) dhe ai u shërben linjave ajrore ndërkombëtare dhe vendase.

E pothuajse të gjitha linjat ajrore buxhetore evropiane që fluturojnë kanë fluturime të shumta ditore direkte për në Barcelonë.

Përveç aeroportit, Barcelona është shtëpia e 4 stacioneve të trenit, me “Barcelona Sants” që është stacioni kryesor hekurudhor. Kështu që në momentin që arrini në Barcelonë, zgjidheni udhëtimin me tren pasi është mjaft i zakonshëm dhe shumë i lehtë.

Sikurse edhe nga brenda Spanjës është mjaft e shpejtë dhe e lehtë për të udhëtuar në Barcelonë me tren.

Por ka edhe udhëtime direkte me tren nga shumë qytete të Francës në Spanjë, të tilla si udhëtimi me tren pa ndalesë 6-7 orë nga Parisi në Barcelonë.

Nëse keni një makinë me qira, atëherë është shumë e lehtë për të shkuar në Barcelonë nëse jeni duke bërë një udhëtim rrugor në Spanjë.

Por mbajeni në mend edhe këtë, pasi disa zona të Barcelonës kanë rrugë të ngushta dhe parkimi është mjaft i vështirë, kështu që në përgjithësi do të ju rekomandojmë të merrnit trenin apo edhe autobusin në distanca të gjata për të hyrë në Barcelonë.

Ne folëm edhe me herët se Barcelona është një qytet që krenohet me lehtësinë e lëvizjes.

Pasi transporti publik është lehtësisht i disponueshëm dhe nuk duhet të shqetësoheni se nuk mund të lëvizni.

E përveç transportit, Barcelona është e njohur edhe për arkitekturën e saj ku shumica e së cilës është projektuar nga arkitektë të famshëm si Antoni Gaudi dhe Jean Nouvel.

E në momentin që vendosni të bëni një shëtitje nëpër Barcelonë, si në “Qarkun Eixample”, “Lagjja El Raval” dhe “Lagjja Gotike”, padyshim që do të hasni në disa nga ndërtesat më të famshme në Barcelonë.

Prandaj kur të iu bjen rruga andej, nuk duhet humbur t’i shikoni edhe ndërtesat e famshme të Gaudi-t, duke përfshirë Palau Güelli, Casa Mila dhe Casa Batllo të cilat karakterizohen nga përdorimi i saj imagjinativ i ngjyrave, kthesave dhe motiveve natyrore.

E përveç veprës së Gaudisë, Barcelona është shtëpia e një pasurie të stileve të tjera arkitekturore, nga gotiku dhe rilindja te modernizmi dhe arti i ri.

Por nëse dëshironi të vizitoni ndërtesat e Gaudi-t, sigurohuni që të rezervoni biletat në internet përpara kohe dhe të zgjidhni një sferë kohore.

E relaksin më fantastik që mund ta përjetoni është në Plazhin “Barceloneta”.

Ku ne ju rekomandojmë që ta gëzoni diellin, rërën dhe detin në këtë plazh urban të preferuar, perfekt për të notuar, marrë diell ose për të shijuar një darkë buzë detit.

Pastaj mund të vizitoni Muzeun “Picasso”, i cili mban një nga koleksionet më të mëdha të veprave të artit të Pablo Picasso, i cili ofron një kuptim të periudhës së hershme të artistit dhe lidhjen e tij me Barcelonën.

E pas kësaj duhet ta eksploroni Kodrën “Montjuïc”. Atje merrni një teleferik ose ecni deri në Kështjellën “Montjuïc” për pamje panoramike të qytetit si dhe vizitoni ‘Fontanën Magjike’ për një shfaqje të ngjyrave dhe ujit, ose eksploroni kopshtet, muzetë dhe atraksionet e ndryshme në kodër.

Derisa në fund, shijoni kuzhinën katalane, që Barcelona është një parajsë për dashamirët e ushqimit e cila ofron një gamë të gjerë të kënaqësive kulinare nga tapaset tradicionale deri të restorantet inovative me yjet ‘Michelin’.

Prandaj tash kur jemi në stinën e pranverës, Barcelona duket si një parajsë, dhe «Dream Travel« do të jetë aty për ju që ta ndjeni deri në maksimum aventurën tuaj në këtë vend i cili njihet edhe për lojën e futbollit kudo në botë.

SPIN TO WIN!

  • Provoje fatin 
  • 1 spin brenda 1 ore
  • Gjasat jane te mira per te fituar
Try Your Lucky
Never
Remind later
No thanks