“Qyteti i Erosit”, modës, kuzhinës dhe “Kullës Eiffel” – ky është Parisi

Parisi përveç që është kryeqyteti i Francës, ai njihet edhe me epitete tjera sikur që janë : “qyteti i dashurisë” dhe “qyteti i dritave“. Prandaj s’ka asnjë dilemë që Parisi është një vend i cili kalon kufijtë e kohës dhe të imagjinatës i cili është i vendosur në zemrën e Francës dhe si i tillë mbetet një vepër e rrallë e turizmit.

Me historinë e tij të pasur, kuzhinën brilante dhe atmosferën romantike të padiskutueshme, Parisi si duket e ka një fije magnetike që tërheqë turistët nga çdo cep të globit.

Prandaj në këtë artikull, që do të prezantojmë më poshtë do të piketojmë disa nga arsyet pse duhet të nisemi në një udhëtim të paharrueshëm në vendin plot shkëlqim sikur është Parisi.

Parisi është një thesar i vendeve të njohura epike, ku secila prej tyre ka një histori të rrallë për të treguar.

Poqëse jeni në Paris, normalisht që vendi që duhet ta vizitoni me patjetër është Kulla Eiffel.

Kulla Eiffel, mrekullia që duhet ta vizitoni

Kulla Eiffel ngrihet krenare me pamjen e saj spektakolare e panoramike të qytetit.

Ajo është një kullë prej çeliku që ndodhet në Champ de Mars, dhe si e tillë është bërë ikonë ndërkombëtare franceze dhe një nga strukturat më të njohura mbarëkombëtare.

Kjo kullë është ndërtesa më e lartë në Paris dhe monumenti me pagesë më i vizituar në botë,  e cila është emërtuar sipas inxhinierit dhe projektuesit Gustav Eiffel.  Kulla është 330 metra e lartë. Baza e saj është katrore, me përmasa 125 metra në secilën anë.  

Kulla ka tre nivele për vizitorët, me restorante në nivelin e parë dhe të dytë. Platforma e sipërme e nivelit të lartë është 276 m mbi tokë. Biletat mund të blihen për t’u ngjitur me shkallë ose për t’u ngritur në nivelin e parë dhe të dytë. Edhe pse ka një shkallë në nivelin e lartë, zakonisht është e arritshme vetëm me ashensor.

Vende të jashtëzakonshme në Paris janë edhe Arka e Triumfit i cili konsiderohet një simbol i historisë dhe kulturës së pasur të Francës. Sikurse nuk duhet harruar as madhështinë e Katedrales së Notre-Dame, një vepër e arkitekturës gotike.

Prandaj çdo hap që bëni në Paris duket si një udhëtim nëpër kohë dhe art.

Derisa dashamirësit e artit dhe kulturës do të gjejnë qetësi dhe prehje në Muzeun e Louvre, shtëpinë e mijëra veprave të artit, përfshirë Mona Lizën, pastaj në Muzeun d’Orsay i cili është një kënaqësi për admiruesit e impresionizmit, kurse Qendra Pompidou shpërfaq artin bashkëkohor.

Më të drejt mund të themi  se Parisi nuk është thjesht një qytet, por është një galeri arti që jeton dhe frymëzon çdo zemër udhëtarësh.

Kuzhina e shijeve pariziene

Parisi nuk ka asnjë dilemë së është zeniti i shkëlqimit kulinar.

Bistrot dhe pasticeritë e shumta të qytetit ofrojnë një llojllojshmëri të gjerë të petullave, gjizit dhe verave. Prandaj sa herë do të jeni në Paris e keni rastin të kënaqeni me një kroasant autentik duke shijuar një kafe ‘au lait’ në kafenetë e trotuarit, dhe do të mund të shijoni një vakt ‘gurmet’ në një restorant me yje sikur është “Michelini”. Pasuria e shijeve të shumta në kuzhinën pariziene do të ju joshë që kur ta vizitoni këtë vend magjik që të provoni sa më shumë.

“Qyteti i erosit”

Përveç monumenteve gotike dhe kuzhinës brilante, Parisi është sinonim edhe i qytetit të romancës apo erosit, duke e bërë atë destinacionin kryesor për çifte.

“Ecni dorë për dorë nëpër lumin Seine, puthuni nën dritat e ndritura të Kullës së Eiffelit dhe ndani një moment romantik në “Montmartre”, ku fryma e dashurisë përmbyt edhe ajrin”.

Parisi është vendi ku dashuria lulëzon dhe kujtimet nuk harrohen përjetë.

Parisi si “qytet i dashurisë dhe dritave”, ka edhe rrugët dhe trotuarët më të bukura.

“Ecni përtej vendesh ikonike të qytetit për të eksploruar lagjet e bukura si “Le Marais”, “Saint-Germain-des-Prés” dhe “Montmartre”.

Ku çdo zonë ka një personalitet të veçantë dhe atraksione unike, nga dyqanet e vogla dhe galeritë e artit deri te tregjet e gjalla dhe kafetë e ngrohta.

E nuk thuhet kot se bukuria që do iu lë gojëhapur ndodhet në këto qoshe të fshehura të Parisit.

 Moda me “klasë”

E ky qytet plot shkëlqim, është sinonim edhe i modës, pasarelave dhe parajsës për blerësit.

Ky qytet ofron një shumëllojshmëri dyqanesh klasë të modës, dyqaneve të mëdha dhe showroomeve të dizajnuesve. Prandaj nëse kërkoni tendencat e fundit të modës apo ato klasike, gjithçka do të gjeni në Paris.

E përveç modës e pasarelave, transporti publik dhe metrot janë unike në Paris.

Prandaj nëse kaloni nga një atraksion tek tjetri, duke bërë eksperiencën tuaj të paharrueshme, mund ta përjetoni vetëm në Parisin i cili njihet për plot gjallëri edhe natën.

Krejt në fund, qyteti i dritave, dashurisë, modës, kuzhinës dhe monumenteve ofron një përzierje harmonike të historisë, kulturës, romancës duke siguruar për një eksperiencë të paharrueshme për çdo udhëtar.

E këtë udhëtim si në ëndërra drejt Parisit do të jua bëjë të paharrueshëm kush tjetër pos Dream Travel, në mënyrën që ju t’i eksploroni vendet që prezantuam më lartë, duke e bërë rrugëtimin tuaj si në përralla.

SPIN TO WIN!

  • Provoje fatin 
  • 1 spin brenda 1 ore
  • Gjasat jane te mira per te fituar
Try Your Lucky
Never
Remind later
No thanks