5 monumentet kulturore të brumosura me histori magjike që duhet t’i vizitoni në Romë

Italia sikur edhe dihet, padyshim që është një vend i mrekullueshëm me shumë qytete të bukura, ku pjesa më e madhe e saj pothuajse e ka daljen në bregdet me rërën e saj mahnitëse, bjeshkët e pasura, natyrën mahnitëse, luginat e njohura, liqenet e shumta e sidomos fontanat dhe monumentet kulturore e antike, por që qendra e të gjitha vendeve magjike mbetet kryeqyteti i saj Roma.

Mëgjithatë Roma nuk është vetëm kryeqyteti i Italisë, por padyshim mbetet një nga vendet ku gërshetohet fuqishëm e vjetra ose antikja me ngjyrat e saj më moderne, duke sëndërtuar atë që nuk thuhet kot se “Roma është qyteti i cili nuk fle as natën”.

Por ajo që dihet tashmë është se ka shumë arsye për të rënë në dashuri me Romën, duke nisur nga monumentet e shumta kulturore, veprat e famshme pothuajse që i gjeni në çdo cep, kafenetë dhe restorantet, ushqimin e njohur sikur janë picat e famshme, kokteilet magjike, pastat e makaronat pikante.

Prandaj e gjitha kjo nuk është vetëm fjalë goje, por Dream Travel iu rekomandon që ta vizitoni, që edhe ju të bindeni vetë, që e gjithë jeta nuk të mjafton për Romën, ngase ka kaq shumë për të parë e shijuar në kryeqendrën italiane, sa që nuk mjafton hera e parë, por duhet të planifikohet edhe hera e dytë e madje e treta që të mbusheni plot më madhështinë që e personifikon Roma.

Andaj si zgjidhje më e mire që për ju në fillim është që të bëni plane më herët.

E nëse pëlqeni udhëtimin nëpër histori, ju sugjerojmë pamjet romane më të mira historike në qytet me mrekullitë antike e që monumenti i parë që ju duhet ta vizitoni të parin padyshim që është Koloseu

“Koloseu”

Koloseu është monumenti më i jashtëzakonshëm në Romë në të cilin personifikohet historia dhe narracioni i një përballje titanësh sikur kanë qenë gladiatorët dhe lojërat e antikitetit  që zgjasnin deri në 100 ditë dhe netë të cilët përballëshin me luftën deri në flijim.

Mandej thuhet se Koloseu u braktis në shek. VI me rënien e perandorisë dhe që prej atëherë ajo shërbeu si një fortesë në Mesjetë, ku mandej u dëmtua disa herë nga tërmetet dhe përdorej si një gurore për travertin dhe mermerin. Dy apo më shumë mijë vjet nga fillimi i tij, Koloseu është ende duke mbajtur turmat.

Andaj kur ta vizitoni mos u trembi nga radhët e gjata të shumë turistëve.

Futuni me shpejtësi në zyrën qiellzore të biletave, prisni biletën tuaj të kombinuar dhe pas kthimit ecni drejt tij. E që nga viti 2010, ka edhe më shumë arsye për të vizituar Koloseun, ngase pikërisht korridoret e tij nëntokësore ku (gladiatorët dhe kafshët e prisnin fatin e tyre) tani janë të hapura për publikun.

Monument tjetër antik i Romës është edhe Palatine, për të cilin thuhet së është varianti antik i Romës i ‘Beverli Hills’ të Kalifornisë.

“Palatine”

Sipas historisë që tregohet Romulusi e vrau vëllain e tij Remus dhe themeloi Romën këtu në 753 p.e.s dhe nga viti 500 p.e.s, qytetarët më me influencë të Romës i kanë vendosur rezidencat e tyre në këtë zonë.

Pasi të hyni në kompleks nga “Via di San Gregorio”, ngjituni sipër në kodër derisa të arrini në ndërtimin e njohur të stadiumit, e përdorur ndoshta nga perandorët për lojëra dhe ngjarje private, derisa në anën tjetër të stadiumit gjindet rrënojat e Augustana Domus, e cila ka qenë shtëpia private e perandorit.

 E sot Palatine është një vend i bukur për t’iu shpëtuar turmave dhe për të kaluar një përvojë mjaft të këndshme në kodrën e veshur në të gjelbër e cila është e hijëzuar nga palmat në formë ombrelle dhe e pikëzuar nga rrënojat perandorake.

Monument tjetër pikant i Romës së lashtë edhe Muzeu Kombëtar “Palazzo Massimo alle Terme.

“Palazzo Massimo alle Terme”

Muzeu Kombëtar Roman, “Palazzo Terme alle Massimo” s’ka dyshim se është një thesar i artit klasik dhe konsiderohet një prej muzeve më fine të Romës, por që në fakt mban vetëm një sasi të vogël vizitorësh.

Ky muze është i mbushur me shumë perla, përfshirë skulptura dhe piktura të adhurueshme të shek. II p.e.s, megjithatë mozaikët e bujshëm dhe afresket në katin e dytë janë vetë magjia që të lë gojëhapur.

Këtu janë të përfshira mjaft afreske me ngjyra nga një vilë Augustanera, të tilla si cubicula (dhoma gjumi) me subjektet fetare, erotike dhe teatrore, si dhe piktura peizazhi nga trikliniumi (dhomë ngrënie).

Prandaj kur ta vizitoni, sigurohuni që të shihni pikturat e kopshteve nga Villa Livia, një nga shtëpitë e gruas së Augustit, Livia Drusilla.

Të  zbuluara në shek. XIX dhe e vendosur në muze në vitin 1951, këto afreske mahnitëse përshkruajnë një kopsht iluzinar me të gjitha bimët në lulëzim të plotë.

Megjithatë, monumenti i cili do të ju habisë posa ta vizitoni është Pantheoni.

“Pantheon-i”

Nuk ka asnjë dyshim së secili monument për të cilin shkruam më lartë i ka veçantitë por edhe karakteristikat e veta, por Pantheoni është me siguri të plotë ndërtesa e lashtë më interesante e Romës.

I konsideruar si arritja më e rëndësishme arkitekturore e romakëve, Pantheoni është kubeja më e madhe në botë deri në shek. XV dhe ende mbetet si kubeja më e madhe e papërforcuar ndonjëherë.

Pamja e saj harmonike është për shkak të një simetrie të kalibruar në mënyrë ekzakte; ku diametri i saj është saktësisht i barabartë me lartësinë e brendshme të Pantheonit, 43.3 metra.

Drita hyn nëpërmjet “oculus”, një hapje në kupolë që ka shërbyer gjithashtu si një lidhje simbolike ndërmjet tempullit dhe perëndive.

Uji i shiut gjithashtu hyn, por largohet nga atje nëpërmjet 22 vrimave gati të padukshme në dyshemenë e mermertë.

E monumenti me ngjyra fetare dhe kulturore që do ta gjeni në Romë, është Bazilica e San Clemente.

“Bazilica e San Clemente”

Kur ta vizitoni dhe të hyni brenda në Bazilikën e San Clemente, do të shihni përreth kishën e shek. XII.

E në momentin që do të vazhdoni me hapat teposhtë  ju do të ecni në një rrugicë të lashtë në një shtëpi romake të shek. I që gjithashtu përmban tempull të Mithras të errët të shek. II.

“Mithraism” thuhet se ishte një kult popullor në ushtrinë e lashtë romake

Që  sipas mitologjisë, Mithra, një Zot i ri, i pashëm, ishte urdhëruar për të vrarë një dem të egër nga Dielli. Ndërsa demi vdiq, ai i dha jetë dhe rrjedha e gjakut të tij bëri grurin dhe bimët e tjera të lulëzojnë.

Prandaj tempujt mithraikë janë gjithmonë të thellë dhe të errët, por magjia e kultit mbetet tek shpellat e lashta. Përkundrazi, sipas mitologjisë tempujt dhe shpellat kanë përfaqësuar kozmosin, sepse ishin krijuar nga toka.

Sikurse mistik dhe misterioz, ky tempull është edhe më i mrekullueshmi i udhëtimit në Bazilikë, i gërshetuar përmes shumë shtresave dhe gojëdhënave të historisë.

Prandaj nëse doni ta përjetoni një eksperiencë magjike dhe të paharrueshme, mos gaboni të mos i vizitoni këto monumente kulturore në kryeqendrën e Italisë sikur është Roma.

E këtë ëndërr juve do jua bëjë realitet më së miri vetëm Dream Travel.

SPIN TO WIN!

  • Provoje fatin 
  • 1 spin brenda 1 ore
  • Gjasat jane te mira per te fituar
Try Your Lucky
Never
Remind later
No thanks