Vera 2024 pa viza – Ku po pushojmë sivjet?

Vera 2024 pa viza – tingëllon si liri. Për herë të parë në shumë vjet, mund të ndihemi të lirë kur mendojmë për pushimet, ashtu siç ndihemi kur marrim frymë pa pengesa. Horizontet e kosovarëve kur vjen fjala te opsionet për të pushuar janë shtuar pa fund. Nëse në një far forme të ka kapur kjo eufori e vizave, që na ka zënë të gjithve, dhe s’ke ide se kah së pari me ja mbajt këtë verë – je në adresën e duhur.
Për fatin tonë të mirë, edhe opsionet më të frekunetuara dekadat e fundit si Shqipëria, Mali i Zi e Turqia, na kanë lënë shije të mirë. Mirëpo sivjet hajde eksplorojmë pak bashkë!

Diell dhe det po se po! Mirëpo ka ardhë koha të dalim pak prej zones së rahatisë që e kemi në Shqipëri e Mal të Zi, e edhe prej all-inclusive që Turqia na e ka mësuar.
Sivjet më shumë aventurë e befasi! Le t’fillojmë me ëndërru per verën.
Ku të shkojmë në Greqi për herë të parë?
Greqia krenohet me një bollëk plazhesh mahnitëse, secila më unike dhe e bukur se tjetra. Nëse këtë verë është hera e parë që kë vendosur të pushosh në plazhet greke, atehërë lista ideale për ty është kjo.

Kreta; – Aty ku shkohet për plazhet me ngjyra, por edhe shumë më tepër! Ishulli më i madh grek ka një gamë të larmishme plazhesh. Plazhi Elafonissi është i njohur për rërën me ngjyrë rozë, Laguna e Balos për të kaltërtën vezulluese dhe plazhi Falassarna për rërën e artë dhe detin e pastër. Gjuha, kultura, muzika e kuzhina greke gërshetohen në Kretë – ku çdo ditë është një aventurë e re.
Santorini:- Ndoshta se ke shkelë ende me këmb, por të shfaqet para syve nëse i mbyll sytë për një moment – se është Santorini! Vendi të cilin të gjithë duhet ta vizitojmë të paktën njëherë në jetë.
I njohur për ndërtesat e tij ikonike me ngjyrë të bardhë dhe kishat me kube të kaltërta, Santorini ka plazhe të bukura me rërë unike vullkanike. Plazhi i Kuq, Plazhi i Perissës dhe Plazhi i Kamarit janë ndër opsionet më të mira që ky vend ofron.
Korfuzi:- mund të përkufizohet në tri opsione që do të bëjnë ta shijosh 100%, pa menduar se mos po të ikë diçka. Për ujërat e pastërta dhe gjelbërimin Paleokastritsa duhet të jetë ndalesa e parë, por gjithsesi prapa nuk duhet të mbesin as plazhi Glyfada dhe plazhi Agios Gordios.
Kasandra:- ashtu si pjesa tjetër e gadishullit Hаlкidiκi është një tjetër opsion fantastik për ta shijuar verën 2024. I gjithë bregu i detit është një brez i pafund me rërë ose guralecë të vegjël, të ndërprerë nga shkëmbinjtë e detit aty-këtu. Uji i detit është i ndritshëm dhe transparent, me ngjyrë të kaltër të thellë dhe dallgët janë të rralla pasi Kasandra është e mbrojtur nga era nga të dyja anët. Jehon muzikë greke por edhe internacionale. Ushqim shumë i shijshëm. Ka edhe qetësi dhe relaks. Kassandra i ofron të gjitha
Sunny Beach i Bulgarisë – apo diamanti i mesdheut
Nëse Bulgarinë e ke në mendje, atëherë është koha të shijosh kilometra të plazheve me rërë të artë dhe ujë të qartë kristal, ideale për të shëtitur në diell, për sporte uji, ose një ecje relaksuese.

Sunny Beach të pret! Festa në plazh, klube, dhe bare, argëtim, përvojë kulturore e mirëprjtje të jashtzakonshme nga ana e vendsëve. Me një buxhet të arsyeshem shijo të gjitha këto, krahas kuzhinës së pasur bulgare.
Bregdeti francez – Luks nga A-ja në Zh
Nëse ke filluar ta ëndërrosh detin dhe luksin, bregdeti i Francës duhet të jetë në radarin tënd. Bregdeti i Francës është si një bufe e hapur. Nga vende të qeta mesdhetare deri te bregdeti i egër atlantik, çdo plazh ka shijen e vet. Nëse të pëlqen uji i kaltërt ose shkëmbinjtë e vrazhdë, ka një copë parajsë për të gjithë.

As mos të fillojmë të flasim për ushqimet e detit, sepse bregetit francez është parajsa mbi tokë për ata që e adhurojnë këtë kuzhinë.
Dëshiron glamour? Shko në Rivierën Franceze, në Hollywood-in e plazheve. Vende si Saint-Tropez dhe Cannes ofrojnë jo vetëm diell dhe rërë, por edhe plotë luks dhe shik.
Marbella e Spanjës – vendi ku dielli nuk fshihet kurrë
A e di se në Marbella të Spanjës mesatarisht ka 320 ditë në vit diell? Kjo bën që Marbella të jetë destinacion i përshtatshëm gjatë gjithë vitit për ata që kërkojnë një shpëtim të befasishëm. Ata që duan verën e vërtetë edhe në dimër!

Marbella ofron një gamë të gjërë opsionesh. Rrugët e saj me kalldrëm të ftojnë ta shijosh jo veç freskinë e plazhit por edhe jetën e magjishme të natës. Përpos plazheve mahnitëse, me rërën e artë e ujin e kristaltë, Marbella është ideale nëse je një entuziast i gastronomisë që eksploron kafene dhe restorante pranë plazhit, ose një kurioz që eksploron vendet historike. Nëse dëshiron ta jetosh një ëndërr mesdhetare, shko në Marbella! Do të na falenderosh!