Në Milano për espresso, modë, shije & kulturë
Për ty që po scroll’ në kërkim të destinacionit tê radhës për një fundjavë apo disa ditë më tepër, kjo është shenja se ka ardh koha të vizitosh një qytet të trazuar historik, një qendër të gastromonisë, por padyshim edhe të artit e modës – Milanon, zemrën e gjallë e të Lombardisë në Itali. Arsyejet janë të shumta.
Mrekullitë Historike dhe Mrekullitë Arkitekturore
Kur këmba të shkel në Milano, me shumë gjasë dy fjalë do të vijnë në mendje janë: E reja edhe e vjetra.
Në sytë e tu, nga do që do të kthesh kokën, është harmonia mes këtyre dyjave; klasikes, historikës dhe modernes dhe artistikës. Kjo e bën Milanon një qytet në të cilin gjithmonë dëshiron të kthehesh. Nuk mund të thuash se ke qenë në Milano pa filluar udhëtimin në Katedralen e Milanos, ose Duomo di Milano, një vepër arti gotike që ofron pamje panoramike të qytetit. Mirëpo, mos u ndal vetëm para Katedralës. Për pamjën më të mire të qytetit, madje edhe fotografitë më unike, vizito terracat e saj. Kurse një tjeter landmark e Milanos që duhet të jetë në listën tëndë është kalaja Sforca, qendra e muzeumeve me vepra nga Michelangelo dhe da Vinci.
Qysh me lëviz nepër Milano?
Shkurt dhe shqip: Opsionet e transportit publik të Milanos përfshijnë metron, autobusin dhe tramvajin. Çmimet sillen pak a shumë: 1,50€ për një drejtim, 4,50€ për biletë ditore, 11,30€ për një leje javore dhe 35€ për mujore.
Kushtoi vetëm pak vëmendje mënyrës se si funksinon transporti publik në Itali, dhe kështu pa problem e shetitë Milanon cep-më-cep!
Parajsa e Fashionistave
Milano është sinonim me modën. Nuk ka modë pa Milano. Prandaj, Quadrilatero della Moda, zona ku mund të gjesh shtëpitë e modës më të njohura në botë, përfshirë Gucci, Prada dhe Versace, është një vend, që në mos për blerje, të paktën duhet ta shohësh nga afër.
Parajsa edhe e tifozëve të futbollit!
Milano merrë kuptim edhe më të madh për ty, që brohoritë në qindra ndeshje futbolli nga ekrani i shtëpisë. Kur shkel në Milano ti duhet të shkelësh edhe në San Siro. Stadioni i njohur nga entuziastët e AC Milan si San Siro dhe nga përkrahësit e Inter Milan si Giuseppe Meazza.
Me një kapacitet prej mbi 80,000 spektatorësh, është një pikë referimi historike në futbollin italian. Për tifozët është një ëndërr! Ëndërr që kur t’jesh në Milano duhet ta bësh realitet. Hej, ndoshta qëllon në Milano edhe për një ndeshje? Kurrë s’i dihet!
Shija e Milanos
Çoje eksperiencën milaneze deri në fund, duke shijuar ushqimin tipik të qytetit. Ja një propozim më elegant: Risoto milaneze, një pjatë orizi kremoz e gatuar në përsosmëri. Megjithatë, mos u kthe nga Milano pa shijuar edhe ushqimet autentike që shitën në rrugë, panzerotti, një ëmbëlsirë e skuqur me domate dhe mozzarella. Shtoja kësaj një aperitivo milanês klasik – një ritual i mbrëmjes që përfshin një pije para darkës me shumë snacks.
Kafe, shumë kafe
Milano, ashtu sikur na, e merr kafenë shumë seriozisht. Prandaj për ty adhurues i kafes – Bingo! Të pret një shumëllojshmëri kafeterish elegante në gjithë qytetin – e në të njëtin nivel me elegancën, është padyshim edhe kualiteti e shija e kafës. Filloje ditën në Milano në kafenën Princi, një furnizues të njohur i bukës dhe kafesë, i njohur për bukët dhe ëmbëlsirat artizanale. Për një përvojë që lidhet me kafën modën – vizitoni Bar Luce. Këtu shijoje espresson, rrethuar nga estetika me ngjyra pastel, ku fotografitë padyshim se shkëlqejnë.
Vizito e shkrep foto
E nisëm me Duomo di Milano, e po e përmendim sërish, sepse është pa dyshim vendi më i fotografueshëm në Milan. Thjesht, nuk ke qenë në Milano nëse nuk ke fotografuar një nga pikat më të njohura në Itali.
Tutje, tek Galleria Vittorio Emanuele II, është qendra tregtare më e vjetër aktive në Itali. Sot, është një nga atraksionet kryesore të Milanos dhe një nga vendet më të fotografueshme në Instagram!
Gjejë kohë për Portën e Garibaldit, për të hyrë në qytetin historik dhe për të bërë fotografi.
Çiftet në Milano
Nëse romanca është në planet tua, qyteti i Milanos ofron një gamë të ndryshme restorantesh. Përjetoni darka intime nën dritën e hënës te Al Freso, apo vizitio restaurantin Ribot, vendosur në një shtëpi të bukur nga shekulli i nëntëmbëdhjetë në Via Marco Cremosano, që ofron një atmosferë romantike dhe pjata të shijshme me mish të pjekur dhe gatime toskane. Për një ambient elegant rrethuar nga pemë limoni, restauranti La Brisa, në zemër të qytetit të vjetër, ofron një shije të kuzhinës të Lombardisë.
Për fund, Miilano është qytet i madhërishëm, por në Milano asnjeherë nuk ndihesh i vogël. Çdo hap është një dimension tjetër. Je në shtëpi, por je larg saj. Në një botë moderne, në një qytet që ja ndienë rrahjet e zemrës.
Milano është vend i të gjitha shijeve, prandaj në udhëtimin tënd jemi të bindur se edhe ti do ta gjesh shijën tënde, e do të kthehesh më dëshirën për ta parë Milanon përsëri.
Milano është vend i të gjitha shijeve, prandaj në udhëtimin tënd jemi të bindur se edhe ti do ta gjesh shijën tënde, e do të kthehesh më dëshirën për ta parë Milanon përsëri.