Koha është tani! – Berlini iu pret me ngjyrat e tij magjepse dhe adrenalinën gjermane

A e keni vizituar ndonjëherë qytetin e bukur të Berlinit? Nëse ende nuk e keni bërë këtë, tani është koha që ta bëni një veprim të tillë dhe ta shijoni deri në maksimum këtë vend mahnitës, dhe besoni se nuk do të zhgënjeheni për asnjë çast. E këtë për juve, udhëtimin të paharrueshëm si në ëndrra do të jua bëjë kush tjetër vetëm “Dream Travel”.

Berlini përveç që është kryeqyteti i Gjermanisë, pa modesti të tepruar e themi se është një qytet enigmatik dhe mbi të gjitha magjepsës. Edhe pse siç dihet në të kaluarën ka pasur shumë shkatërrime nga lufta, megjithatë është mjaft e çuditshme se si ky qytet gjerman ia ka dalë të jetë kaq i gjallë dhe me ngjyrat më moderne të kohës.

9 herë më i madh se Parisi

Për Berlinin duhet të dini se është qytet shumë i madh, i bie që është 9 herë më i madh se Parisi në Francë, pra keni parasysh kur ta vizitoni keni për të ecur më orë të tëra.

Prandaj vetëm nëse zgjidhni që ta përshkoni rrugën «Friedrichstrasse«, që është arterja kryesore e qytetit, e gjatë 3.5 km, ose «Karl-Marx-Allee«, rruga më e famshme e RDGJ-së që shkon nga Strausberger Platz e deri tek Frankfurter Tor, duhet ta keni parasysh që të keni mbathur këpucë të rehatshme me të cilat do të ndjeheni mirë e pa dhimbje të këmbëve.

Është interesant se në Berlin ka shumë muzeume dedikuar Holokaustit dhe të gjitha janë gratis për t’i vizituar.

Multi-etniciteti i Berlinit

Për Berlinin duhet ta dini së është një qytet multi-etnik, ku komuniteti më i madh është ai turk.

Prandaj edhe ju këshillojmë që kur të mbërrini atje të drejtoheni në lagjen «Kreuzberg« dhe atje do të shijoni një ‘kebab’ në një nga kioskat e zonës, por mbi të gjitha shumë ekonomik në çmim.

Megjithatë,  në qoftë se dëshironi që të shijoni sadopak kuzhinën berlineze, nuk duhet ta humbisni klasikun “Currywurst” me një birrë të mirë, por poqese kërkoni më të mirën, ju informojmë se qyteti atje ka 11 restorante me yjet e famshme “Michelin”.

Sipas statistikave, Berlini është qyteti i tretë më i vizituar i Europës, dhe si i tillë ai mbetet një qytet me çmime mjaft të mira.

Prandaj, edhe si për çudi, shumë vende ideale dhe monumente kulturore janë me çmime mjaft të volitshme që ti vizitoni, duke nisur që nga “Dera e Brandeburg-ut”. E ku që të prenotosh atje nuk është aspak e shtrenjtë, madje është e mundur të hash një vakt të mirë atje me më pak se 5 euro dhe të pish një pije edhe me më pak se 1 euro.

S’ka asnjë dilemë se kryeqyteti gjerman është një magnet tërheqës për gjërat pararojë, madje atje është shumë i përhapur është arti i rrugës.

Ku madje vetëm më 15 euro mund të merrni pjesë në një vizitë të organizuar nëpër rrugët e Berlinit dhe në disa prej studiove më të mira të artistëve të qytetit.

Por ajo që nuk duhet harruar është që të siguroni një “Berlin WelcomeCard”, për të pasur zbritje dhe hyrje gratis nëpër  vendet më tërheqëse që dëshironi të vizitoni në kryeqendrën gjermane.

Por ajo që do të iu impresionojë padyshim që është atmosfera e gjallëria  e qytetit sikurse edhe aftësia për të ndryshuar, me një fjalë e bëjnë pra Berlinin një vend ideal për t’u argëtuar dhe për ta ndjerë atmosferën deri në maksimum.

E vendet më të frekuentuara në kryeqytetin gjerman padyshim që janë: «Hackesche Hòfe« ose gjatë lumit në zonën Osthafen ( porti i lindjes) dhe «Sheshi Kollwitzplatz«, lagja e vjetër punëtore.

Festat magjike

Prandaj ky qytet kaq i gjallë e i lëvizshëm gjerman është ideal sidomos për të festuar Vitin e Ri.

Por sidomos Berlini për më tepër gjatë periudhës së Krishtlindjeve, është shumë i pasur me tregjet e tij fantastike dhe atmosferën me të cilen do ta përjetoni deri në maksimum.

Prandaj të gjitha këto vende, në momentin që vendosni të vizitoni Berlinin, «Dream Travel« ju rekomandon që t’i vizitoni nëse doni që pushimet tuaja atje të bëhen të paharrueshme dhe që ato të mbeten në kujtesën tuaj përjetë.

SPIN TO WIN!

  • Provoje fatin 
  • 1 spin brenda 1 ore
  • Gjasat jane te mira per te fituar
Try Your Lucky
Never
Remind later
No thanks