Stokholmi i “Nobelit”, pallateve, “ABBA-s” e atraksioneve magjike iu fton në Skandinavi

A keni pasur rastin ta vizitoni Suedinë, një vend skandinav që do t’ju magjepsë me bukuritë e saj, në të cilën gërshetohet historia, arti dhe natyra. E poqëse veç do të udhëtoni drejt këtij vendi, ne iu rekomandojmë që ta vizitoni Stokholmin. Ky vend ndryshe quhet “xhevahiri në hartën e Evropës Veriore” dhe si kryeqyteti i Skandinavisë. Stokholmi i cili është edhe kryeqyteti i Suedisë, qëndron në 14 ishuj që ndajnë ujërat e Detit Baltik dhe të Liqenit Mälaren.
Ky qytet është edhe vendlindja e personazheve të përrallave të Astrid Lindgren dhe shkencëtarëve të mëdhenj evropianë.
Madje vendasit për Stokholmin bëjnë shaka, duke thënë se qyteti i tyre është gjysmë ujë dhe gjysmë i gjelbër.
E në të vërtetë, Stokholmi është një qytet shumë i pastër dhe i gjelbër me një sistem transporti të përshtatshëm dhe kushte mjaft komode jetese.
E kur të mbërrini në kryeqytetin suedez, do të shihni se stilet arkitekturore të Evropës Veriore zbulohen atje me gjithë lavdinë e tyre.
“Rrugët me kalldrëm të “Gamla Stan” janë të veshura me shtëpi të vjetra piktoreske, monumente të mbretërve të shquar në sheshet e qytetit dhe muzetë e shumtë strehojnë koleksione të jashtëzakonshme arti”.
E kur të filloni vizitën në Stoklholm, «Dream Travel« iu sugjeron që ti vizitoni këto vende ngase do të shihni shumë monumente, muze, dhe mbi të gjitha shumë atraksione natyrore që secili nga ju do të mrekullohet me magjinë e tyre unike.
Qendra historike e Stokholmit

Vendi i parë që duhet të vizitoni është Qendra historike e Stokholmit e cila gjendet në ishullin “Stadsholmen”.
Këtu në shekullin XIII u ndërtua kalaja e parë, nga e cila u krijua kryeqyteti suedez.
Shumica e ndërtesave dhe pamjeve të “Gamla Stan” i përkasin shekujve XVI-XVII, ku në disa vende ruhen ndërtesa të shekullit XV.
Zona relativisht e vogël e qytetit të vjetër është shtëpia e disa mijëra banorëve.
Muzeu Vasa

Një vend interesant tjetër me histori, është edhe Muzeu Vasa.
Aty gjendet një anije luftarake e shekullit të 17-të e ndërtuar me urdhër të sundimtarit Gustav Adolf II.
Kjo anije thuhet se u ndërtua nga 400 burra gjatë 2 viteve, duke rezultuar në një nga anijet më të mëdha në Evropë.
Por ishte interesante, pasi ajo nuk ishte e destinuar të lundronte – kur u largua nga porti, anija ra në një anë dhe u fundos.
Andaj thuhet se deri në vitin 1961 “Vasa” shtrihej në fund të detit.
E pasi anija u ngrit nga uji dhe u restaurua, u vendos që të hapej një muze i historisë së anijes dhe ekspozita u hap në vitin 1990.
“Iron Boy” – Djali që shikon hënën

Një vend ikonik, që patjetër duhet ta vizitoni në Stokholm është “Iron Boy” – Djali që shikon hënën.
Statuja e djalit të hekurt gjendet në Stokholmin e vjetër. Madhësia e monumentit nuk i kalon 15 cm, kështu që mund të jetë mjaft e vështirë për ta gjetur atë në kohën e dimrit.
Autori i kompozimit është Liss Eriksson. Ku në figurën e djalit ai pasqyronte kujtime nga fëmijëria e tij: netë të gjata pa gjumë, gjatë të cilave shikonte hënën.
Vendasit e quajnë statujën “Olle” dhe vazhdimisht qepin kapele të vogla, shalle dhe pelerina për djalin.
Pallati Mbretëror

E pas tij, duhet ta vizitoni edhe Pallatin Mbretëror, i cili është edhe rezidenca aktuale e familjes mbretërore suedeze.
Ndërtesa thuhet se u ngrit në mesin e shekullit të 18-të në vendin e kalasë së djegur të Tre Kurorave.
Pallati është ndërtuar në stilin arkitekturor barok sipas projektit të N. Tessin, fasadat barok fshehin ndërtesat e ruajtura mesjetare.
E brenda mbahen relike të monarkëve të shquar suedezë dhe vepra arti.
Kjo ndërtesë ka shtatë kate dhe më shumë se 1000 dhoma.
Dhoma e Parlamentit

E një vend tjetër unik në Stokholm është edhe Dhoma e Parlamentit.
Ndërtesa e Parlamentit Suedez në ishullin “Helgeandsholmen” gjendet në qendër të Stokholmit.
Pallati është ndërtuar në fillim të shekullit të 20-të në stilin e neoklasicizmit me elemente neo-barok.
Në këtë projekt ka punuar arkitekti A. Johansson.
Parlamenti qëndron në një dhomë të veçantë të hapur për publikun.
Derisa në një pjesë të Riksdag ka një galeri ku janë ekspozuar rreth 4,000 piktura, skulptura dhe vepra të tjera të artit.
Indian Street Food & Co

E kur dëshironi të ndërroni destinacion, dhe të largoheni pak nga pallatet dhe muzetë e Stokholmit, vizitoni “Indian Street Food & Co”.
Atje do të gjeni rrugën kryesore të këmbësorëve të Stokholmit, me përqendrimin më të madh të dyqaneve, restoranteve, dyqaneve të suvenireve dhe vendeve me orientim turistik.
“Drottninggatan” shtrihet për 1 kilometër midis “Vasastaden” dhe “Gamla Stan”.
Prandaj një vizitë në këtë vend është një domosdoshmëri në të gjitha programet turistike por edhe për juve si vizitor.
Por mos harroni se rruga “Drottninggatan” është shtëpia e shumë prej fantazmave të Stokholmit.
E pas rrugës së këmbësorëve, ne iu sugjerojmë që të shkoni edhe të “Muzeu i Çmimit Nobel”.
Muzeu i Çmimit Nobel

Ky muze i kushtohet shkencëtarit të shquar suedez Alfred Bernhard Nobel.
Për nder të tij u krijua çmimi i famshëm Nobel, i cili jepet për arritje të jashtëzakonshme në fusha të ndryshme të shkencës.
Muzeu Nobel u hap në vitin 2001 për nder të 100-vjetorit të themelimit të çmimit.
Ekspozita ndodhet në ndërtesën e Bursës në Qytetin e Vjetër. Derisa në muze organizohen vazhdimisht debate shkencore dhe ekspozita informative.
E pas tij, duhet ta vizitoni edhe “Muzeun ABBA”, që e ka marrë emrin nga disko grupi i njohur suedez i viteve 70 dhe 80. Ku shumë single të “katërshes” së famshme, janë bërë platin dhe si të tilla janë ende të rëndësishme sot.
“Muzeu ABBA”

Muzeu kushtuar punës së grupit u krijua në vitin 2013 me pjesëmarrjen aktive të vetë solistëve.
Ai përmban disa ekspozita interaktive, një koleksion të kostumeve të koncerteve të grupit, pajisje muzikore, çmime dhe dokumente arkivore.
E pas muzeut të “ABBA”, mos e leni pa e vizituar edhe Metron e Stokholmit i cili ka një pamje mjaft interesante dhe unike.
Metroja përbëhet nga 100 stacione, të cilat janë të vendosura në tre degë.

E disa nga stacionet qendrore janë të dekoruara mjaft origjinale, kështu që ato janë me interes për vizitorët në qytet.
Për shembull, qemerët e stacionit “T-Sentralen” janë pikturuar në mënyrë të ndërlikuar me zbukurime gjethesh dhe degësh, sikurse stacioni universitar është i gdhendur në një shpellë guri dhe dizajni i stacionit “Tekniska högskulan” është i dominuar nga temat shkencore dhe ilustrimet e ligjeve të natyrës.
Prandaj, sikurse Oslo, edhe Stokholmi nuk njeh stinë për ta vizituar.
Kurdo që do të ia mësyni këtij vendi nordik, do ta ndjeni frymën e tij, historinë dhe magjinë me plot ngjyra nordike.
E normalisht për një vizitë të paharruar në kryeqytetin suedez, për do të përkujdeset vetëm «Dream Travel«.
