“Mrekullia” e kanaleve, maskave, labirintheve dhe “carnevaleve” – Kjo është Venecia

A keni dëgjuar ndonjëherë për Venecian, një vend unik i i cili gjendet në zemrën e Italisë. Ky qytet ‘paraexelance’ me bukurinë e tij shtrihet si një labirint i mrekullueshëm i kanaleve dhe ngushticave që tërheqin vizitorë nga e gjithë globi. Ky vend i njohur për bukurinë e tij të papërshkrueshme dhe atmosferën e jashtëzakonshme, ofron një përvojë që është ndryshe nga çdo qytet tjetër në botë.

Prandaj nëse jeni duke planifikuar një udhëtim dhe ende jeni në hamendje për ta vizituar Venecian, «Dream Travel« do të iu prezantojë disa nga arsyet që do t’ju bindin juve se ky qytet magjik është një destinacion që nuk duhet humbur.

“Romanca veneciane”

Venecia si qytet është e njohur për atmosferën e saj të veçantë dhe romantike. Ku me kanalet e saj të qeta, urat e bukura dhe ndriçimin e butë që reflekton në ujë, ky qytet është vendi ideal për çiftet që kërkojnë një përvojë të paharrueshme.

“Një shëtitje nëpër rrethinat e qytetit ose një vozitje me gondolë është e pamundur të krahasohet me ndonjë gjë tjetër”.  

Për ata që nuk e dinë, Venecia është një thesar kulturor dhe historik. Ngase shkëlqimi i saj artistik duket në çdo kënd të qytetit duke filluar nga pikturat e famshme të Tizianit dhe Tintoretto-s deri te arkitektura e mahnitshme e Bazilikës së Shën Markut dhe Pallatit të Dogëve.

Po ashtu muzeumet dhe galeritë e shumta ofrojnë një vështrim të thellë në trashëgiminë artistike dhe historike të Venecias.  

“Xhevahiri’ i Venecias”

Kur të mbërrini në Venecia, do të shihni ‘Kanalin e Madh’ i cili është zemra e Venecias dhe një nga pamjet më ikonike të qytetit.

Prandaj mos i lëshoni pa i provuar shëtitjet me vaporetto (tragetë) mbi këtë kanal ngase ofrojnë pamje spektakolare të ndërtesave të lashta dhe të pasura në historinë e qytetit.

Kështu që ne iu sugjerojmë që ta përjetoni dhe soditni hypur në anije, ujin e këtij kanali, sikurse edhe ndërtesat përreth që pothuajse do të kuptoni se janë në të dy anët të rrethuara nga uji.

Këtë bukuri magjepse, nuk duhet lënë pa e përjetuar në çfardo forme, ngase gjatë do të ngelet në kujtesen tuaj.

Përveç atmosferës magjike dhe kanaleve më ujë, Venecia është e njohur edhe për gastronominë e saj.

Gatimet me shije

Duke filluar nga ‘risotto me fruti di mare’ (ushqime deti) deri te ‘cicchetti’ (në mënyrë të ngjashme me tapas), çdo vakt atje është një përvojë e veçantë.

Por ne iu rekomandojmë që të hani në restorantet e vogla lokale ngase do të ndjeni shijet autentike të kuzhinës veneciane që janë të përkryera në çdo përbërës.

E përveç tyre Venecia është e njohur edhe për arkitekturën e saj të jashtëzakonshme.

Ku duke filluar nga pallatet e mëdha në stilin gotik dhe renesancë deri te ndërtimet e tjera të veçanta.

E ndërtesat e ndërtuara mbi pilota të drurit dhe stilit të veçantë do të iu ndihmojnë për të krijuar peizazhin unik të qytetit që është në vetvete specifik dhe i veçantë.  

Shëtitjet në labirintin e ngushticave

E derisa jeni duke e eksploruar Venecian, mos gaboni të harroni pa e provuar edhe një nga përvojat më të veçanta e cilia është shëtitja nëpër rrugicat të ngushta dhe të ndryshme.

S’ka fare dilemë se këto shëtitje nëpër labirintin e ngushticave, që shpesh përfundon në kënde të papritura dhe të bukura, janë mënyra më fantastike për të zbuluar thesaret e fshehura të qytetit, por edhe për të ndjerë deri në asht botën mistike dhe atmosferën që përjetohet atje.

Venecia si një vend që pothuajse noton në ujë, është e njohur edhe për festat dhe festivalet e saj të shquara.

Carnivali i maskave dhe kostumeve”

‘Carnivali i Venecias’, me maska dhe kostumet e tij me ngjyra spektakolare, është një nga ngjarjet më të njohura dhe të pabesueshme që tërheq vizitorë nga e gjithë bota.

Prandaj nëse qëlloni në një moment të tillë, iu sigurojmë se do të jetë magjik, por që të bëhet real, mund ta përjetoni edhe ju duke u bërë pjesë e tij.

Sikurse Festivali i Filmit të Venecias edhe Festivali i Muzikës janë ngjarje që ofrojnë përvoja kulturore të jashtëzakonshme dhe që e mbajnë të fokusuar spektatorin për ditë të tëra para ekranit.

E si të themi që vizita juaj në Venecia të merr kuptim dhe të bëhet e plotë për juve, duhet të vizitoni edhe ndërtesat dhe vendet e famshme historike, kulturore dhe fetare sikurse janë: “Bazilika e Shën Markut”, “Ura e Rialtos” dhe “Pallati i Dogëve”.

Si të tilla këto monumente historike janë unike në vetvete dhe janë simboli i qytetit të cilat ofrojnë një shikim të qartë në historinë dhe arkitekturën e Venecias.  

E përveç karakteristikave që shënuam më lartë, Venecia është e njohur edhe për artizanatin e saj të veçantë, duke përfshirë prodhimin e qelqit ‘Murano’ dhe maskat e bukura të ‘Carnivalit’.

Prandaj juve ju mbetet që të vizitoni workshopet  dhe lokalet ku mund të bleni suvenirë autentikë të cilët edhe përfaqësojnë mjeshtërinë dhe traditat e qytetit.

Por është shumë e habitshme, se edhe pse Venecia është e ngarkuar me turistë, gjithmonë do të keni mundësi për të gjetur vende mjaft të qeta dhe relaksuese.

Kështu që nëse doni ta ndjeni deri në maksimum kënaqësinë dhe përjetimin e magjik të Venecias, bëni shëtitje nëpër kopshtet e fshehura, ndaloni në kafe të vogla dhe soditni diellin që perëndon mbi kanal – ky padyshim do të jetë momenti i qetësisë dhe meditimit tuaj shpirtëror.  

Andaj krejt në fund iu mbetet juve ta bëni hapin tuaj, që sidomos gjatë kësaj përiudhe pranverore, ta vizitoni Venecian e bukur dhe magjike, dhe që udhëtimi juaj të mbetet i paharrueshëm, do të kujdeset më së miri «Dream Travel«.

SPIN TO WIN!

  • Provoje fatin 
  • 1 spin brenda 1 ore
  • Gjasat jane te mira per te fituar
Try Your Lucky
Never
Remind later
No thanks